Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëngu amniotik lehtësisht i shtuar

Pershendetje doktoreshe.


Desha te pyes rreth ujit te shtuar tek bebi, isha ne kontrolle dhe doktoresha me tha qe tek bebi ka uje me shume se qe duhet. Desha te di a eshte rrezik, a mund te shkaktoje ndonje anomali tek bebi dhe a mund te hiqet ky uje sepse jam shume e brengosur?


Flm shume per ndihmen tende.

Valentina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina

Zakonisht polihidramnioni, shoqërohet me anomali fetale. Mjeku nëpërmjet ekzaminimit ekografik duhet të bëjë të mundur dallimin e kësaj anomalie. Nëqoftëse ky zbulim është i pamundur, atëherë një ndjekje e kujdeshme e shtatzënisë qoftë edhe nëpërmjet zvotimit të sasisë së tepërt të likidit amniotik, do të ishte rruga e vetme.

Uroj që shtatzënia të shkojë mbarë.

Sadete (12 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe Moza! Te pergezoj per pergjigjjet qe jep! Doja te te pyes ne lidhje me sasine e shtuar te likidit anmiotik ne javen e 26-te te shtatzenise, cfare komplikacioni mund te kete? Jam shume ne merak per kete. Te lutem me kthe nje pergjigje. Me respekt Sadi!

/komuniteti