Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shqetësimeve në moshën 52 vjeç

E kam mamin 52 vjeçare, eshte ende me mujore. Koheve te fundit i vonohen ka 2-3 jave, ka shume dhimbje koke, dhimbje shume te madhe te kokes, ka bere vizita te gjinekologja, ajo i thote gjithmone mire je, s`ke kurrfare problemi, por une po dua nje pergjigjje nga ju? Ju lutem me ndihmoni, ju pershendes.

Tina (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Tina,

Cikli menstrual fillon te crregullohet rreth moshes 50 vjecare. Kjo eshte periudha para se te ndodhe menopauza, ose periudha kur perfundimisht do te nderpriten menstruacionet. Normalisht nje grua nuk duhet te kete menstruacione pas moshes 55 vjecare, ose thene me mire, nese vazhdon te kete ka rrezik per semundje te caktuara.

Ndryshimet te cilat i ka mami yt jane normale. Nese gjakderdhja eshte shume e shprehur, atehere eshte mire qe te matet trashesia e endometriumit (endometriumi eshte shtresa e brendshme e mitres).

Shenjat te cilat grate i kane ne kete periudhe jane afshet e te nxehtit, djersitja gjate nates, shqetesimi per gjera te cilat me pare nuk i kane bere fare pershtypje, skuqja e fytyres dhe e qafes.

/komuniteti