Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bakteria Klamidia

Kam edhe nje pyetje per ju doktoreshe.


Pak me larte theksova se kam pasur pozitive bakterien "klamidia". Kemi marre terapine e duhur se bashku me bashkeshortin sipas rekomandimeve te mjekut. Serish u testova dhe tani me tha eshte negative, por edhe pas saj pata nje abort spontan.


Tani po ju pyes, a ka gjasa qe kjo bakterie te mos jete sheruar pasi qe kam degjuar se nuk sherohet lehte, dhe cili eshte diagnostifikimi me i mire ai vaginal apo nepermes te gjakut per kete lloj bakterie?


Ju peshendes perzemersisht, dhe gezohem qe gjeta kete portal te mire dhe mjaft informativ.

Adriana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adriana

Ekzaminimi i klamidias si me anë të gjakut ashtu edhe nëpërmjet sekrecioneve vaginale është i vlefshëm. Nëse testimi ka dalë negativ, tregon se infeksioni është zhdukur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti