Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Thartirat dhe djegsirat gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 21-te, por kam filluar te ndjej thartine dhe djegje te madhe ne organizem. Ju lutem me ndihmoni. Pershendetje te perzemerta.

Kosovarja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shtatzënia mund të shkaktojë variacione të oreksit dhe gjendje të përgjithshme jo të mire, që mund të shoqërojë shtatzëninë nga fillimi deri në fund të saj. Gingivat ose mishrat e dhëmbëve, janë më të fryra (edmatoze) se zakonisht dhe kanë tendencë për gjakrrjedhje. Sekrecioni i pështymës (salivës) nuk ndryshon. Funksioni ezofageal mbetet normal, por refluksi gastro-ezofageal është i pranishëm gjatë periudhës së dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Kjo shprehet me djegien që ju ankoni. Shpjegohet me kohën mesatare të zbrazjes së stomakut që zgjatet si rezultat i reduktimit të tonusit dhe motilitetit (lëvizshmërisë) të tij. Edhe në zorrët e holla dhe të trasha, vërëhet ky fenomen. Pra menjëherë pasi ju të lindni, të gjitha këto shenja do të zhduken dhe do të jeni e qetë si përpara shtatzënisë.

Gjatë kësaj periudhe, përmirësimi i regjimit të ushqyerjes vihet në plan të parë. Rekomandohet të hani pak dhe shpesh, pasi stomaku i mbushur plot në një vakt mezi do të zbrazet dhe do të ndjeni djegsirra. Nuk duhen përdorur pijet alkoolike dhe ushqimet pikante. Qumështi dhe nënproduktet e tij, duhen përdorur pasi janë të pasura me kalcium dhe ndihmojnë si nënën ashtu dhe fetusin. Përdorimi i fibrateve dhe i jeshillëqeve, janë të këshillueshëm për të lehtësuar gjëndjen e thartira apo djegjeve të stomakut. Duhen evituar përdorimi i kafes, çajit dhe pijeve me bazë kola, pasi përmbajtja e tyre ndikon në sistemin nervor fatal.

Për gratë shtatzënina ka një postulat universal: Përdorimi i ushqimit të shëndetshëm nga nëna, bën që të lind një fëmijë të shëndetshëm.

VlEr@ *L*e*l*A!!!!@@### Avdiu (13 vite më parë)
Falemderit per kete sepse vertete kisha nevoje per kete shpjegim do doja edhe me shume edhe me teper po me mjaftoi kjo, faleminderit!
Lea (13 vite më parë)
Ligji eshte aprovuar, por nuk zbatohet me perpikshmeri nga Institucionet Qeveritare nga hyrja e tij ne fuqi nga Janari tani te gjitha nenat do kishin pasur te drejten e tyre ta gezojn 1 vit me femijun e saj. Deri kur do jete keshtu ne disa institucione si arsimi dhe mjekesia kane te drejte ta gezojne pushimin 1 vjecar kurse ne jo, a ka ketu dallime per kend duhet te jete ligji, cudi vetem tek ne ndodh kjo...!!!!!

/komuniteti