Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje Dr!


Kam degjuar se gjate kohes qe je shtatzene, ndodh qe te kesh menstruacione. Sipas mendimit tim kjo nuk eshte normale nga ato pak njohuri qe kam. Sa e vertete eshte kjo?


Faleminderit!

Kristina (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Kristina,

Ke bere nje pyetje shume te mire dhe shume interesante. Ke shume te drejte kur thua qe gjate shtatzenise nuk ka menstruacione. Do te perpiqem qe ne menyre sa me te thjeshte ta pershkruaj se cfare ndodh kur nje grua mbetet shtatzene dhe pergjigjen do ta kesh brenda rreshtave ne vijim. Normalisht nje grua liron nje qelize veze per cdo muaj. Kjo qelize veze pret rreth 24 ore per t'u takuar me spermatozoidin dhe nese nuk ndodh qe ta takohet ajo zhduket dhe ne fund te ciklit menstrual ndodh gjakrrjedhja menstruale ose menstruacionet. Por, nese qeliza veze bashkohet me spermatozoidin, atehere ndodh shtatzenia. Qeliza veze do te ngjitet per miter 6 dite pasi qe te fekondohet. Ne momentin kur ajo ngjitet per miter, ndonjehere ndodh qe gruaja te kete pak gjakderdhje. Kjo nuk eshte gjakderdhje menstruale, por eshte gjakderdhje e implantimit (e ngjitjes se qelizes veze te fekonduar per murin murin e mitres). Zakonisht kjo interpretohet nga grate si gjakderdhje menstruale. Pasi qe qeliza veze te ngjitet per miter, organizmi i gruas (tashme shtatzene) prodhon hormone te cilat e bejne te pamundur qe te prodhohet nje qelize veze tjeter, prandaj nuk ka mundesi qe gjate shtatzenise te kete menstruacione. Sa per kuriozitet, ka lloje gjitaresh tek te cilet eshte e mundur nje gje e tille, por jo edhe te njeriu.

Uroj qe t'ia kem arritur qe te ta jap pergjigjen ne nje menyre sa me pak te komplikuar dhe kuptueshem. Nese ke pyetje tjeter mos hezito dhe me kontakto!

/komuniteti