Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat rreth shtatzënisë

Flm Dr.


Javen e kaluar e kam bere analizat: hemogramin, urinen, glikemia ogtt edhe urea. Te gjitha me kane dale mire, perveç numrit te leukociteve ne gjak, i cili ka dale 14.6 edhe numri i eritrociteve me ka dale ne kufirin e poshtem (shume pak pagjaksi nese mund ta quaj)... tjerat me kane dale mire te gjitha. Poashtu kam bere edhe kontroll gjinekologjike pra nje jave ku gjinekologu me tha se qafen e mitres e kam te bute. Ndoshta eshte e rendesishme ta dini se punoj ne orar te plot 8 oresh, edhe ndoshta ky eshte shkaku i enjtjes... Ne mengjes i kam shume pak te enjtura kembet dhe duart, ndersa fytyra nuk me eshte enjtur deri me tani... a duhet te vazhdoj me ndonje ekzaminim shtese per enjtjen apo si te veproj?


Faleminderit shume.

Ela (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ela,

Nese ne urine nuk jane gjetur proteina dhe nese proteinat ne gjak kane qene normale, atehere enjtja e cila manifestohet me shume pasdite ose ne mbremje, nuk duhet te te beje merak. Pra, po e perseris nese proteinat ne gjak jane normale dhe ne urine nuk ka fare proteina mos u merakos!

Rruzat e bardha te gjakut ose leukocitet jane "ushtaret" e organizmit, domethene kur leukocitet dalin te rritura eshte shenje se diku ne organizem ka nje infeksion dhe per kete arsye organizmi po prodhon me shume leukocite. Gjate shtatzenise jane shume te shpeshta infeksionet urinare, prandaj nese urinon shpesh, ke djegie gjate urinimit konsultohu me gjinekologun per te mjekuar infeksionin.

Mos u brengos se te eshte thene qe qafa e mitres eshte e bute. Ne fund te fundit e bute ose e forte, kjo eshte shume subjektive dhe varet si eshte gjykuar nga gjinekologu. Me rendesi qe qafa e mitres nuk eshte e shkurtuar dhe/ose e hapur.

Nese je duke marre preparate multivitaminoze, ato permbajne edhe minerale dhe ne mesin e atyre mineraleve duhet te jete edhe hekuri. Tek shtatzenat ndodh shpesh qe te zhvillohet anemia (ose pagjakesia), por nese ke kujdes me dieten (merr mjaftueshme fruta, perime dhe lengje) atehere ka pak gjasa qe ajo te perkeqesohet.

Pac shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti