Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitaminat në shtatzëni

Jam ne javen e 6 te shtatzenise. Ne viziten te gjinekologu, i cili konfirmoi shtatzenine time nuk me pershkroi vitamina per shtatzena. Me tha te vazhdoj te pi vetem acid folik deri ne 3 jave kur edhe do te jete vizita tjeter. Acid folik kam perdore diku 3 ose 4 muaj para mbejtjes shtatzene. Ju lutem me shpjegoni a duhet te shqetesohem per dicka? Ju faleminderit.

Jeta (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Jeta,

Urime per shtatzenine! Me gezon shume fakti qe ke filluar te marresh acidin folik perpara se te mbetesh shtatzene. Kjo tek ne ndodh shume rralle, sepse shumica dermuese e shtatzenive jane te paplanifikuara, por edhe ne rastin kur nje grua planifikon qe te mbetet shtatzene, per shkak te mungeses se informacionit, nuk merr acidin folik. E kam thene edhe me pare ne nje pergjigje te nje vizitore tjeter te bebaime.com qe acidi folik eshte nje vitamine e cila parandalon zhvillimin e anomalive te trurit dhe te palces kurrizore (ne gjinekologet i themi anomalive te tubit neural). Ti ke filluar ta marresh acidin folik 3-4 muaj perapra se te mbetesh shtatzene, prandaj ne trupin tend ka rezerva te bollshme te kesaj vitamine.

Jeta, mos merr asnje bar tjeter pervec acidit folik. Dymbedhjete javet e para te shtatzenise jane shume te rendesishme per frytin, sepse eshte periudha kur zhvillohen te gjitha organet. Rrjedhimisht cdo bar qe ti mund ta marresh mund te interferoje me zhvillimin e frytit.

Pervec kesaj, mos harro qe t'i tregosh stomatologut se je shtatzene! Ne ordinancat stomatologjike ka aparate per fotografim me rreze rentgen, prandaj duhet t'i informosh se je shtatzene. Rrezet rentgen jane shume te rrezikshme gjate shtatzenise.

Preparatet vitaminoze jane shtesa (suplemente). Eshte e rendesishme te merren sidomos atehere kur shtatzena ka nje diete te varfer dhe te disbalansuar. Ha shume fruta dhe perime, sepse kane vitamina, minerale dhe fibra te cilat ndihmojne tretjen dhe parandalojne kapsllekun (qe eshte shume i shpeshte tek shtatzenat). Buka, patatet, orizi dhe cerealet jane shume te rendesishme dhe bashke me frutat e perimet duhet te jene pjesa kryesore e cdo shujte. Cdo dite duhet te hash mish pa dhjam, peshk, mosh pule, veze (te perpunuara termikisht) dhe djath. Qumeshti, djathi dhe jogurti permbajne kalcium dhe materie tjera ushqyese te cilat jane te domosdoshme per zhvillimin e bebes. Nese ke mundesi blej keto produkte me perqindje me te ulet te yndyres.

Perpiqu te hash sa me pak embelsira dhe pije me sheqer. Sheqeri te jep vetem kalori per te cilat ti ke me se paku nevoje tash per tash (per me teper sheqeri demton dhembet). Mos ha ushqime te yndyrshme. Shume prej nesh hame me shume yndyre se sa qe kemi nevoje. Yndyra ka shume kalori, te ben te shtosh peshe dhe rrit rrezikun per semundje te zemres dhe te vazave te gjakut. Ke kujdes me pijet te cilat kane kafeine si kafeja, caji dhe kola, sepse ekziston rreziku qe sasia e tepert e kafeines te ndikoje ne peshen e bebes. Keto pije perpiqu t'i zevedesosh me kafe ose caj pa kafeine. Pi shume lengje frutash dhe uje. Duhet te pish edhe atehere kur nuk ke etje, sidomos uje.

Jeta, mos harro skriningun ultrasonografik te javes 11 deri 13 per te bere zbulimin e hershme te disa sindromeve. Keto jane shume te rralla dhe ndodhin me shpesh tek shtatzenat te cilat jane me te moshuara se 35 vjec, por megjithate ta rekomandoj qe ta besh.

Pac nje shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

Jeta (13 vite më parë)
Ju falemnderit per te gjitha udhezimet. Une cdo dite vizitoj shume faqe ne internet qe kane lidhje me shendetin riprodhues te femrave e njera nder to eshte edhe bebaime.com per te marre sa me shume informata rreth ecurise se shtatzenise. Juve ju deshiroj pune te mbare dhe nje falemnderim per te gjitha keshillat qe jepni.

/komuniteti