Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim rreth pjesës vaginale

Jam 22 vjece dhe problemi im eshte se ka periudha kohe qe kam shume kruajtje te pjeses vaginale. Gjate dites 2-3 here ne dite lahem me kamomil dhe me sode, por pa asnje rezultat. Faleminderit pres pergjigjen tuaj.

Alda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alda

Kruajtja vaginale është shenjë e pranisë së një infeksioni. I vetmi rekomandim është që të kontaktosh mjekun gjinekolog si dhe të bësh analizën dhe kulturën e sekrecioneve vaginale për të përcaktuar diagnozën. Antibiograma do të rekomandoj preparatet më efikatëse, për të luftuar infeksionin.

Nuk rekomandohen shplarje vaginale me kamomil apo/dhe solucione me përzjerrje sode, sepse mund të bëhen shkak për ndryshimin e ambjentit vaginal duke sjellë probleme edhe si ato që përshkruan.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti