Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i bakteries esheria coli

Jam shtatzene 5 javeshe, kam probleme me urinim, kam marre rezultat te analizave se kam esheria colin, mjeku me rekomandoi antibiotik por une nuk pranova te pakten 3 muajt e pare te shtatzenise, desha te di se ka ndikim negativ te beba kjo bakterie?

Nora (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Nora,

E. Coli eshte mikrob i cili gjendet ne rruget e jashteqitjes. Ndodhe shpesh qe urina gjate marrjes per analize kontaminohet me keto mikrobe nga rruget e jeshteqitjes. A ke shenja te infeksionit urinar? Perndryshe, ka antibiotike te cilet jane te sigurt te merren gjate shtatzenise, prandaj nese eshte konfirmuar infeksioni eshte mire ta marresh. Infeksioni urinar nuk ndikon direkt tek beba, por nese nuk mjekohet me kohe dhe si duhet, mund te ndikoje ne mbarevajtjen e shtatzenise.

Pac shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme.

/komuniteti