Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Injeksioni kundër shtatzënisë

Pershendetje znj. Mimoza, une kam marre injesionin kunder shtatzenise menjehere 10 dite mbasi kam lindur, ma kane dhene edhe pa me bere kontrolle se a i pershtatet organizimit tim sa eshte organizmi im i qendrueshem ndaj injeksionit kunder shtatzenise? Isha per kontrolle ne spital kontrolla per plaget e lindjes se kam lindur me vakum edhe kam do lloj puçrra si lytha edhe gjinekologu ketu kur i pa ato lythe po i them te plaga edhe qe nuk mu ka mbyllur plaga hala me tha qe mundesh me mos te behesh nene, mos ta kesh me kete kenaqesi se injeksioni te ka dhene edhe infeksion edhe ndodh qe ta ka damtuaar anin e femijes! E une po te drejtona ty se sa mundet me qene e vertete kjo, qe me ka demtuar ne anin e femijes se nuk po i besoj mjekve ketu se kam shume arsye qe s`kan dite te me sherojne qofte edhe prej gripit?! Te lutem me trego rreth ketij injeksioni a mund te jem e demtuar se nga merzia me duket se do perfundoj ne çmenduri. Faleminderit, te pershendes.

Kosovare (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zonjë.

E kuptoj se je shumë e mërzitur. Me aq sa më tregon, nuk arrij të kuptoj se çfarë ka ndodhur realisht.

Paraprakisht dua të të them se; injeksionet për t’u mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar, nuk krijojnë infeksione dhe nuk dëmtojnë organet gjinitale të gruas e për më tepër aftësinë e saj riprodhuese. Puçrat apo lythet që të kanë dalë për rreth plagës, mund të jenë shkak i një qepje në kushte jo sterile që i është bërë laceracionit/prerjes pas lindjes. Nëse puçrat apo lythen nuk vijnë nga plaga, atëherë ato mund të jenë shkak i një infeksioni viral, që nuk shkaktohen nga injeksioni që ke bërë.

Për të dhënë një përgjigje të plotë dhe të saktë, dua të më shpjegosh se çfarë injeksioni të ka dhënë mjeku, si dhe çfarë diagnoze ka vendosur mjeku për ato puçrat si lytha, që thua se të kanë dalë afër plagës apo rreth hyrjes së vaginës?

Të mirëpres të më shkruash përsëri, duke sqaruar më mirë gjendjen dhe situatën tënde.

Kosovare (13 vite më parë)
Prikpil e ka emrin injeksioni. Faliminderit shummmmmmmmm Zoja e Nderuar Mimoza.
Kosovare (13 vite më parë)
Injeksioni quhet Prik edhe me eshte dhene ne kuk, a ky injeksion ne procedure te rregullt po u merrke ne krahe, diagnoza per lyrtha si lloj puçrre me eshte thene se nga injeksioni tu jane paraqitur dhe jane lloj i puqrrave qe japin injeksion ne anin e femijes edhe ne gjithe trupin te japin alergji, shembull mundesh me pas alergji ndaj depilimit ose ndonje materiali etj. Mua per alergji aq nuk po behem merak po kam friken te ani i femijes se nese me eshte fut injeksioni ne anin e femijes nuk mundem me te behem nene, sipas diagnozes se gjinekologut qe 2 jave po pres analizen qe me beri se sa me eshte injektuar ani femijes, po nuk di s`kam asnje besim te mjeket ketu ne Holand se asnje send qe kam pas deri tash nuk me kane ndihmuar nuk me kane sheruar, se kur isha kontroll te mjeku shtepiak me thojke normal eshte per varre kjo, se edhe djalit ka pas problem me kerthize, ja kane keputur parakohe edhe 1 muaj e gjysem ka i ka kullu gjak deri sa u bana vet mjek e shnosha vet duke perdore pudra edhe nje mast se ndryshe ke ka maron djali me gjakderdhje kerthize e mjeku nuk dike qka me i ba veq normal thojke eshte. Faleminderit te pershendes.

/komuniteti