Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbjet e gjunjëve dhe shputave gjatë shtatzënisë

Përshendetje doktoreshë, pasi lexova pyetje nga më të ndryshmet që mund të ju bëjnë në lidhje me çfarëdo problemi, mora iniciativë edhe unë pasi nuk po jam e sigurt se ku mund të kërkoj ndihmë. Para 11 jave kam lindur fëmijë binjakë, problemi im është se prej muajit të 7 të shtatanisë kisha dhimbje të gjunjëve gjatë ngritjes dhe uljes, dhe poashtu dhimbje në mes të shputave të këmbëve (kam fituar peshë gjatë shtatzanisë 19 kg). Duke menduar që pas lindjes do të më largohet kjo dhimbje, nuk jam konsultuar me asnjë doktor mirëpo edhe pas kësaj kohe nuk më është larguar dhimbja. Me çfarë doktori më duhet të konsultohem për largimin e këtyre dhimbjeve apo duhet të pres. Pres përgjigjen tuaj duke ju uruar çdo të mirë.

Jeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Për sa referoni, mendoj se keni patur mungesë të marrjes së kalciumit gjatë shtatzënisë, pasi rezervat që ka patur organizmi tënd, është harxhuar nga dy fetuset tuaja. Kjo mungesë të ka shkaktuar dhëmbje të gjunjëve dhe shputave të këmbëve, sepse ti me ushqimin gjatë shtatzënisë, nuk ke mundur të zëvëndësosh kalciumin e humbur.

Megjithëse kanë kaluar 11 javë nga lindja, asnjëherë nuk është vonë për diagnostikim dhe trajtim. Të rekomandoj këshillimim me një mjek ortoped, i cili do të bëjë një analize specifike për kalciumin, për të dhënë mjekimin e duhur.

Të uroj shërim të shpejtë, nga dhëmbjet që të shqetësojnë.

/komuniteti