Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e shpinës në fillim të shtatzënisë

Përshëndetje Dr. Mimoza Keta,


Në këtë periudhë, dhëmbja e shpinës është gjë normale, apo...?

Fjolla (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nuk është normale dhëmbja e shpinës, gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë. Fillimi i rrezikut për abort, zakonisht tek një grua në fillim të shtatzënisë, shoqërohet me dhëmbje mesi dhe në fund të barkut. Sekrecionet hemorragjike, mundet ose jo të jenë të pranishme.

Të rekomandoj ekzaminim ekografik me sondë vaginale, ku të matet gjatësia e qafës së mitrës (cervikometria). Ky ekzaminim, tregon nëse jeni ose jo rrezik aborti. Një tjetër ekzaminim mjaft i rëndësishëm, është analiza e urinës dhe urokulturës, për të diferencuar praninë e infeksioneve urinare që mund të shoqërohen edhe me dhimbjet e mesit.

Këshillohuni me gjinekologun tuaj. Uroj që kjo shtatzëni të jetë e shëndetshme deri në fund të saj.

/komuniteti