Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund ti ngjitet lija e ujit femiut ne bark?

Jam 22 vjeqare dhe jam ne shtatezanine e pare dhe une nuk e kam kaluar ne femijeri lijen e ujit dhe ne familjen time eshte qika e motres qe e ka lijen e ujit kemi ndejtur me nji dhome po ne largesi dhe nuk kam pasur kontakt me dore me te a mundet te me ngjitet mua apo bebit tim sepse me thojne mundet bebes me ju ngjit? ju pres pergjigjje...

Zanna (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nëse fjala është për infeksionin e variçelës, atëherë mund të them se: variçela është shumë e rrallë në shtatëzëni, sepse shumica e grave preket nga ky infeksion përpara moshës riprodhuese. Nëse nuk e keni kaluar këtë infeksion, në tremujorin e parë ose të dytë të shtatzënisë, ndjeshmëria kundrejt infektimit është e diskutueshme. Rreziku i i infektimit tek fëmija juaj nëse infektoheni është rreth 1-3% të rasteve. Ndërsa infeksioni në javët e paralindjes mund të jetë shkak i variçelës tek i porsalinduri, afërsisht në 60% të rasteve.

Në rastet e kontaktit me individë të infektuar, siç është rasti juaj, duhet të kryeni disa dozime. (dozimin e IgG-ve dhe IgM-ve për variçela-zoster, mjeku juaj gjinekolog ka për detyrë t’jua shpjegojë përse duhen bërë këto dozime). Nëse ju jeni e infektuar, komplikacionet në shëndetin tuaj si dhe në shëndetin e famijës tuaj, janë të mundshme.

Ju duhet të dini se, sikur të jeni infektuar me variçela, trajtimi medikamentoz nuk zvoglon rrezikun e infeksionit tek i porsalinduri, por zvoglohet rëndesa e shënjave të sëmundjes.

Sa më shpejt që të jetë e mundur, konsultohuni me mjekun tuaj gjinekolog.

Ju uroj sinqerisht që të mos jeni të infektuar. Gjithashtu ju uroj që të lindni një fëmijë të shëndetshëm, për t’jua bërë jetën edhe më të bukur.

Visar (13 vite më parë)
Deri ne cilen moshe te bjen lija e ujit se e ka qika motres e po tutna une se kom kry ende?

/komuniteti