Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diabeti gjatë shtatzënisë

Mirëmbrëma Dr.Mimoza, jam në javën e 26-27 të një shtatzanije gemelare.Para disa ditësh bëra një analizë glicemie, dhe më doli një rezultat 136 (pasi kisha ngrënë pak mëngjes). Duhet të shqetësohem për këtë gjë?

Era (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Era, matja e nivelit të glicemisë duhet të bëhet sipas një rregjimi që e përcaktojnë specialistët. Një numër i dhënë nga një matje ashtu siç ti e shpjegon, nuk tregon asgjë. Por një grua shtatzënë me glicemi jo normale, është problem shëndetsor si për nënën ashtu dhe për fetusin apo fëmijën që lind.

Gjendja e glicemisë së lartë gjatë shtatzënisë njihet si diabet gestacional. Fëmijët e lindur në këtë gjendje, priren të jenë mbi peshën mesatare. Ka mundësi që kur ata të rriten, të preken nga diabeti i tipit 2. Trajtimi i diabetit tek gratë shtatzëna, përmirëson shëndetin e fëmijëve të lindur dhe zvoglon mundësinë e komplikacioneve gjatë lindjes. Mos menaxhimi i mirë i tij, sjell pasoja të rënda deri të pa riparueshme për nënën dhe sidomos për bebin.

Në varësi të nivelit të glicemisë, mjekët rekomandojnë terapitë. Në përgjithësi, kontrolli ushqimor është rekomandimi i parë që jepet. Nëse nivelit e glicemisë janë të rritura, atëherë mjekët shkojnë deri tek përdorimi i insulinave. Nënat me trajtim dietik kanë më pak mundësi për t’u prekur nga tensioni i gjakut, ruajnë peshë normale trupore dhe janë më pak të rrezikuara për lindje parakohe.

Atëherë Era. Së pari konsultohu me një mjek endokrinolog ose edhe me mjekun gjinekolog që të ndjek shtatzëninë. Rregjimi për të kryer matjet e glicemisë (numrin e matjeve në ditë, kohën e matjeve dhe mënyrën e matjeve, të gjitha këto do ti bësh vëtë në shtëpi), do të përcaktojë gjëndjen tënde. Nëse rezultatet do tregojnë për rritje të nivelit të glicemisë, menaxhimi dhe trajtimi që mund të marrësh do të bëjnë që shtatzënia të kalojë sa më normale.

/komuniteti