Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraceptivët gjatë laktacionit

Së pari falemderit bebaime.com për mundësimin e kësaj pyetje! a guxoj të përdorë kontraceptiv gjatë kohës sëlaktacionit, kam djalin 4 muajsh dhe e ushqej me qumësht gjiri! faleminderit.

Labërie (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Të mendosh dhe të përdorësh metodat e kontracepsionit menjëherë pas lindjes apo gjatë periudhë së parë të laktacionit, tregon kulturë dhe respekt ndaj vetes. Gjatë periudhës së laktacionit, mund të përdoret një nga metodat e kontracepsionit për të parandaluar shtatzëni të pa dëshiruar.

Kujdes duhet bërë me kontraceptivët hormonal. Përdorimi i tyre nuk është i rekomanduar për periudhën e parë pas lindjes që quhet periudha e lehonisë. Pra, rreth 6-të javët e para pas lindjes, kontraceptivët hormonal si injeksioni depo-provera dhe pilulat vetëm me progestin, nuk duhet të përdoren nga nënat që fëmijët e tyre i ushqejnë me qumësht gjiri. Pas periudhës 6-të javë pas lindjes së fëmijës, kontraceptivët hormonal janë të sigurtë të përdoren nga gratë që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri.

/komuniteti