Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrahjet e zemrës gjatë shtatzënisë

Përshëndetje Dr. Mimoza!!! Jam 13 javëshe shtatzënë...Shtatzania ime e parë. Gjatë kësaj periudhe kam patur rrahje të shpeshta të zemrës që variojnë nga 80 deri në 90-95 rrahje/min...A është normale apo duhet të konsultohem me ndonjë kardiolog?

Ani (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shtatzënia e hershme karakterizohet edhe me vazodilatacion periferik. Një rritje e kuptueshme në frekuencën kardiake, demonstrohet që në javën e 5-të të shtatzënisë që kontribuon në rritjen e ngarkesës së zemrës. Rritja progresive në frekuencën kardiake vazhdon deri në tre munjon e tretë të shtatzënisë, ku shtesa e frekuencës është 10-15 rrahje të zemrën në minut. Gjithashtu në organizmin e nënës ka shtim progresiv të vëllimit goditës (volumi i hedhur i gjakut shtohet 10-20 ml gjatë gjysmës së parë të shtatzënisë). Si pasojë e këtyre ndryshimeve, frekuenca kardiake rritet deri rreth javës së 20-të të shtatzënisë.

Ani, sa shpjegova më sipër, besoj se e kuptove që problem yt është diçka normale gjatë shtatzënisë.

/komuniteti