Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksionet urinare gjatë shtatzënisë

Përshëndetje doktoreshë, jam në javën e 31 të shtatzanisë së parë, ka një kohë që më shqetëson një djegësim në anën e djathtë poshtë barkut, në kontrollën e rregullt mjeku nuk pa ndonjë gjë por për siguri më tha të bëjë analizë urinare, ku më dul pak infeksion, mandej e bëra edhe urinukulturën ku dul gjithçka në rregull, më rekomandoi të pi Uvin çaj (për infeksionin e rrugëve urinare), dhe ujë më shumë, por kohë pas kohe prapë më shfaqet djegësima një herë në ditë patjetër, por gjatë urinimit nuk kam ndonjë problem. Ndërkohë lëvizjet e fëmijës nga fillimi i ndjej në anën e djathtë. Të lutem më tregoni a duhem të shqetësohem më shumë për këtë problem. Faleminderit.

Nita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nita, gjatë shtatzënisë ndodh një vazodilatacion që është pasojë e relaksimit të muskulaturës së lëmuar vaskulare. Në këtë mënyrë, trakti urinar gjatë shtatzënisë zgjerohet. Ky ndryshim fiziologjik së bashku me ndryshimet në përbërësit e urinës, e predispozojnë gruan shtatzënë për infeksion që është një nga ndërlikimet më të shpeshta gjatë shtatzënisë. Infeksionet janë lehtësisht të trajtueshme në pjesën më të madhe të rasteve me një kurs prej 5-7 ditë me antibiotik por, ka edhe raste kur infeksionet urinarë zhvillohen pa shenja klinike.

Me këtë dua të them, që trajtimi i infeksioneve urinare gjatë shtatzënisë duhet të bëhet domosdoshmërisht.

Për ndjenjën e lëvizjeve të bebit në krahun e djathtë, mendoj se nuk është problem për t’i kushtuar rëndësi. Një kontroll ekografik mund të konfirmojë që shtatzënia jote është normale, megjithëse lëvizjet e bebit i ndjen në anën e djathtë.

Të uroj shtatzëni normale dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti