Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Disa shqetësime gjatë shtatzënisë

E nderuar,


Do të dëshiroja të tregoj për shqetësimin tim, për peshën, gërrhitja në gjumë dhe ndjeshmëria. Jam shtatzënë dhe jam një javë para muajit të 9, pra, me datë 12.11.2010 hy në muajin e 9-të. Në muajin e parë të shtatzanisë kam qenë 67kg., kurse tash po thuajse në muajin e 9-të jam 83kg. A ekziston mundësia që me ra në peshë pas lindjes? Jam duke u shqetësuar për peshën sepse e di që edhe gërrhitjen në gjumë e shkakton pesha... dhe po më dhemb në mëngjes tej mase laringu. Për ndjeshmërinë, ndoshta pak jam duke e tepruar, sepse e ndjeshme nuk jam me njerëz tjerë por me bashkëshortin tim... e di që është shkak shtatzania, por dua që të jem e sigurtë që kjo gjë do të më hiqet pas lindjes, për arsye se jam person shumë i gjallë dhe kjo gjë më ka bërë shumë sensibël dhe më shkakton bazë nervore. Shpresoj nga ana juaj të më ktheni përgjigje sa më të shpejtë.


Ju faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj.


Përshëndetje dhe me respekt

Kaltrina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuar zonjë,

Pesha që ke shtuar gjatë shtatzënisë, ka kaluar disi normat e njohura. Nëse shtimi në peshë nuk është pasojë e ndonjë problemi shëndetsor, të siguroj se pas shtatzënisë do riktheheni në peshën tuaj, me kushtin që me vullnet të mbani rregjim të rreptë ushqimor dhe të jetoni një jetë me aktivitet fizik të programuar.

Edhe gërhitja, në rastin tënd, mendoj se është pasojë e shtimit në peshë. Me uljen e peshës pas lindjes, edhe gërhitja do të largohet. Gjithësesi, kur shtriheni për të fjetur, mundohuni të gjesh pozicion të përshtatshëm të kokës duke shtuar ose hequr jastëkë të tepërt që mund të kesh vendosur. Gjatë ditës, gërhitja është problem që mund të mbahet nën kontroll.

Nëse të kuptova, ndjeshmëria që tregon është pasojë e shtatzënisë. Shtatzënia pavarësisht nga eksperiencat individuale, të shoqëron me ndjenja ankthi dhe stresi duke rritur sensibilitetin deri në acarim. Nëse pas lindjes do të paraqesësh mos dëshirë apo bezdisje dhe jo kënaqësi seksuale, një kontroll mjeksor me një mjek specialist është i domosdoshëm.

/komuniteti