Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia pas lindjes

Përshëndetje doktoreshë, desha të pyes se pas lindjes së vajzës, pas 6 muajve i kam pasur menstruacionet e para dhe të fundit, pra vetëm një herë kam pasur menstruacione. A mund të ndodh të jem prapë shtatzënë edhe pse kanë kaluar 3 muaj nuk kam kurfarë simptomesh?

Arjeta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pas menstruacionit, qoftë dhe menstruacionit të parë pas lindjes, duhet të ndodhë ardhja e menstruacionit të rradhës. Si shkak i mosarrdhjes mund të jetë mundësia e mbetjes shtatzënë, ndonjë ç’rregullim hormonal ose paralajmërimi i ardhjes së periudhës së menopauzës.

Meqë ti Arjeta ndodhesh në moshë riprodhuese, së pari të rekomandoj të bësh ekografi për të përcaktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë, megjithëse nuk ke asnjë shenjë të saj.

Nëse shtatzënia nuk vërtetohet, të rekomandoj të kryhesh kontroll mjeksor për rreth ç’rregullimeve hormonale, që mund të vijnë edhe nga prania e ndonjë kisti të ovarit ose arsye tjetër.

Ekzaminimet do tregojnë shkakun e mosardhjes së menstruacioneve.

/komuniteti