Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hematoma gjatë shtatzënisë

E nderuara doktoreshë, i kam dy pyetje, jam në javën e 9 të shtatzanisë dhe që nga java e 5 më është thënë se kam një hematomë mirëpo nuk kam pas gjakderdhje asnjëherë deri tani. Lindjen e parë para 4 viteve e kam patur me prerje cezariane, kështu që në kontrollën e fundit në eho mjeku më ka thënë se cikatriksi postoperativ është 4.4 mm dhe më është thënë se në tremujorin e tretë, në rast se kam dhembje duhet të shtrihem në spital. Doja ta di se a e rrezikojnë shtatzaninë time këto dy probleme? Ju faleminderit.

Merita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Hematoma retroplacentare, mund të shfaqë klinikën e saj në dy mënyra. Mënyra e parë duke patur gjakrrjedhje dhe mënyra e dytë edhe pse mund të krijohet hematoma, nuk ka gjakrrjedhje. Në të dy rastet, shfaqen shtrëngime në fund të barkut dhe dhimbje të shpinës. Në rastin tënd, ti duhet të jesh nën mbikqyrjen e mjekut gjinekolog pasi, ke rrezikun e fillimit të një aborti por, që me trajtimet e nevojshme mbetet rrezik i shmangshëm.

Përsa i përket cikatrices së operacionit që ke kryer, ekzaminimi ekografik tregon kryesisht në tremujorin e tretë se sa do të jetë trashësia e saj, dhe nëse mund të suportohet lindja me rrugë vaginale apo me ndërhyrje kirurgjike.

Uroj që çdo gjë në shtatzëninë tënde, të shkojë sa më mirë.

Nora (13 vite më parë)
Pershendetje. Une jam shtatzene 6-javeshe, te cilen e arrita me IVF, mirepo me eshte shfaqur nje hematome 10 here me i madhe se embrioni. Kjo eshte hera e dyte qe mbes shtatzene me IVF dhe heren e pare me ka ndodhe njejte ne javen e 6-te kam deshtuar per shkak te nje hematome. Kam bere analizat gjenetike dhe faktori i koagolimit ka dale ne defekt, dhe per kete arsye kete here me kane dhene injeksione ne bark "FRAGMIN"dhe me paten thene qe tash nuk do te kesh problem. Por tash mu paraqit njejte dhe mjeku me tha te rri e shtrire dhe te prese se nuk i dihet ndoshta bebja do te shpetoje. Ju lutem me tregoni si te veproje? Faleminderit.

/komuniteti