Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Klamidia

E nderuara doktoreshë, kërkova përgjigje prej juve javën e kaluar rreth kësaj teme por ende skam marr përgjigje prej jush, megjithatë do të drejtohem prapë me këtë pyetje rreth CHLAMYDIAS. Spontanisht erdha deri tek aborti arsye e së cilit ishte chllamydia.Gjinekologu konstatoi se isha shtatzënë 4 ose 5 javë.Kam një lindje tjetër cezariane para 3 vjetëve, dëshiroj që përsëri të kem fëmijë. Gjinekolgu im më preferoi azomex dhe melot vaginaleta. Tash mua më intereson cili është shkaktari i shfaqjes së chllamydias, simptomat apo çfarë kujdesi duhet pasur që kjo të mos shfaqet, si duhet vepruar të mos më përsëritet më ky problem? Ju përshëndes.

Mimoza (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Klamidia është infeksion bakterial, që transmetohet me rrugë seksuale dhe ka mundësi të trasmetohet edhe nga kontakte me objekte të ndryshme. Qafa e mitrës, urtera, rektumi dhe thithkat e gjinjëve janë organet kryesore të infektimit nga klamidia. Bakteri i klamidias është konstatuar edhe në fyt, mëlçi dhe mushkëri.

Gratë e infektuara nga klamidia, në të shumtën e rasteve janë asimptomatike. Tek gratë simptomatike, ato shfaqen deri në 3 javë pas infektimit. Disa nga shenjat e pranisë së klamidias janë; shtimi i sekrecioneve vaginale, urinim i shpeshtë i shoqëruar me dhëmbje, dhëmbje në fund të barkut, dhëmbje gjatë akteve seksuale, anomali kohore menstruale, infeksion në sy që shfaqet me enjtje, irritim dhe dhëmbje.

Trajtimi medikamentoz për klamidia, është antibiotiku. Por suksesi i mjekimit varet edhe nga trajtimi me antibiotik edhe i partnerit. Gjatë periudhës së mjekimit, nuk duhet të kryeni marrëdhënie seksuale. Pasi të jesh rikonsultuar me mjekun, dhe kur ai konstaton se mjekimi i klamidias është arritur, mund të vazhdohet jeta normale.

Mimoza, po mundohem të të them se shqetësimi yt nuk duhet të përqëndrohet tek shkaku i marrjes së infeksionit e as tek simptomat e tij. Është e referuar se infeksioni gjenital i klamidias është faktor për infertilitetin femëror. Mjekimi është kryesori, aty përqëndrohu, përqëndrohu tek mjekimi rigoroz, bashkëkohor, i përshtatshëm dhe i plotë për të dy partnerët, mos harro për të dy. Vetëm kështu ekziston mundësia, që shtatzënia të shkojë deri në fund të saj. Nëse klamidia është e pranishme gjatë shtatzënisë, mjekohet pa shkaktuar probleme anësore.

Shpresoj dhe uroj të vazhdosh jetë normale.

/komuniteti