Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e gruas gjatë shtatzënisë

Doktoreshë, jam në javën e 32, kam fituar vetëm 10 kg kurse gjinekologu që e përcjellë shtatzaninë time më ka thënë se duhet të ha më shumë, bebi për momentin peshon 1.980 a është normale si mendoni ju a duhet te ha më shumë apo është normale?

Tina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Udhëzimet mbi shtimin e peshës trupore të gruas gjatë shtatzënisë, bazohen mbi peshën e gruas përpara saj. Situata e peshës trupore përpara, vlerësohet nga indeksi i masës trupore. Indeksi i masës trupore është raporti i peshës së gruas para shtatzënisë me katrorin e gjatësisë të shprehur në metra. Pra, me dy të dhëna bazë, gjatësinë dhe peshën trupore të gruas para fillimit të shtatzënisë, të cilat Tina nuk mi ke dhënë, vlerësohet indeksi i masës trupore (IMT). Me anë të tabelës së mëposhtme, mbështetur në bazë të indeksit të masës trupore, verifikohet vlerësimi i shtesës së peshës gjatë shtatzënisë deri në javën e 20-të, e më pas çdo javë pas javës së 20-të e deri në lindje.

 

Situata e peshës,

në fillim të shtatzënisë

Shtesa në 20 javët e para

Shtesa çdo javë, pas 20 javëve të para

Shtesa në peshë, në përfundim të shtatzënisë

Peshë në normë (IMT* = 18.5 deri 25)

3.5 kg

0.50 kg në javë

Nga 11.4 deri 16.0 kg

Mbi peshë (IMT = 25 deri 30)

2.5 kg

0.35 kg në javë

Nga 7.0 deri 11.5 kg

Obezë (IMT > 30)

2.2 kg

0.25 kg në javë

deri 7.0 kg

Nën peshë (IMT < 18.5)

4.0 kg

0.60 kg në javë

Nga 12.5 deri 18.0 kg

 

Tashmë Tina, mund ta llogaritësh vetë se sa duhet të jetë shtesa e peshës tënde gjatë shtatzënisë.

Shkolla të ndryshme mjeksore, japin vlerësimë të ndryshme mbi shtimin në peshë të gruas shtatzënë pasi ajo varet kultura, mjedisi gjeografik, stadi socio-ekonomik, struktura ushqimore që përdorin komunitet si dhe mjaft faktorëve të tjerë.

Shpresoj të kem qënë e vlefshme në përgjigjen time.  

/komuniteti