Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale pas lindjes

Pershendetje, jam Teuta, kam lind sot 5 jave, lindja e pare. Me kane prere dhe me kane qepur, ende nuk kam pas marredhenie. Gjakderdhje kam pak, pothuajse fare po ashtu si verdhe si qelb ende kam. Brenga ime eshte, a do te mund te kem marredhenie dhe kur, sepse kam shume frike?

Teutav (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Pas lindjes, tek gruaja ndodh rikuperimi i organeve gjenitale që do të thotë se ato kthehen në gjendjen e para lindjes. Periudha deri 40-45 ditë quhet periudha e lehonisë, dhe shoqërohet me sekrecione të kafta. Për lindjet normale, rekomandohet që marrëdhëniet seksuale të fillojnë pës lehonisë. Ndërsa për lindjet me epiziotomi, rekomandohet që marrëdhëniet seksuale të kryhen pasi të jetë mbyllur plaga operatore.

Megjithatë, nëse ti dhe bashkëshorti ndiheni komod në raportet seksuale edhe gjatë periudhës së lehonisë apo edhe pa u mbyllur plaga e epiziotomisë, atëherë nuk ka asgjë që të pengojë raportet seksuale. Zgjedhja është në dorën tuaj.

Nëse dyshon se plaga e epiziotomisë është e qelbëzuar, kontakto mjekun gjinekolog që ka pritur lindjen për të dhënë trajtimin e duhur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti