Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Injeksionet kundër infeksionit

Pershendetje doktoreshe.


Jam shtatzene ne javen e 22 dhe kam problem me sekret vaginal, i kam bere analizat dhe strishon vaginale, urina del se eshte sterile ndersa nga strishoja del se kam infeksion echeria colin dhe kepurdha te tipit candida albinacs. Tani jam duke marre vaginaleta Poliginex dhe Lindacin injeksione (20 cope 2* ne dite). A jene te demshme dicka per bebin keto injeksione pasi qe jene 20 cope?

Moza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Moza

Përdorimin e “Lindacin” injeksione, unë e rekomandoj për përdorim tek gratë shtatzëna vetëm kur gjëndja infektive është e rëndë. Nëse mjeku është i mendimit se gjendja e infeksioni është e rëndë, atëherë përdore pa hezitim preparatin. Pas kalimit të infeksionit gjenital, të këshilloj të ruash higjenën intime dhe gjatë larjes nga poshtë, dora duhet të kalohet nga hyrja vaginale për tek anusi dhe jo e kundërta.

Ovulat polygynax, përdori deri në fund të kutisë sipas rekomandimit të mjekut. Mirë do ishte të shoqërohet edhe me krem antimykotik për lyerje sipërfaqësore dhe paralelisht të trajtohej nga kandidoza edhe bashkëshorti.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(10 vite më parë)
Moza edhe une kam perdorur injeksione Lindacin 10 cope por pasi kam perfunduar kukat me dhembin shume dhe me jan bere kokrra kokkra te ka ndodhur edhe ty kjo gje dhe qfar pozite ke marr injeksionet ulur a shtrir se un kam marr ulur dhe ne shoqe me tha ndoshta kjo eshte arsyeja

/komuniteti