Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Strishot rezultuan negative!

Pershendetje doktoreshe, une te pata shkruar edhe me heret per problemin tim dhe me je pergjigjur. Problemi im ka qene se prej se kam lindur, para 21 muajve, une gjate marredhanieve kam djegesime brenda dhe pastaj del edhe jashte. Mos te harroj me theksu se kemi thene se mos eshte nga prezervativi. Ju me rekomanduat ti perseris analizat e sekrecioneve vaginale dhe une e vizitova gjinekologun dhe bera kingship gjinekoloogjike ultras dhe strisho per baktere klamidi dhe nje tjeter po qe tani spo me kujtohet emri. Te gjitha rezultuan negative dhe mjeku me tha nuk shoh ndonje shqetesim pasi te gjitha dolen mire por prape mi pershkroi vaginalet vidermina clx dhe gel, dhe tha mos te perdore prezervativ nje kohe por ndonje kontraceptiv oral. Mirepo emrin nuk e kishte pershkruar, tash si te veproje une, te shkoj ta pyes prape apo mundeni ju me me rekomandu se cfare kotraceptive te perdori? Flm per pergjigjjet qe na jepni!

Lora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lora

Meqënëse nga analizat dhe kultura nuk janë paraqitur infeksione gjenitale, atëherë duhet të mos përdorësh prezervativ. Për tu mbrojtur nga shtatzënitë e padëshiruara, kontraceptivët hormonal janë shumë praktikë dhe kanë efikasitet të lartë.

Por, përpara përdorimit të kontraceptivëve hormonal/oral, të rekomandoj të bësh një Pap-test dhe një kontroll të gjirit. Nëse rezultatet do të jenë normale, atëherë të rekomandoj të përdorësh kontracepsionin “YAZ” ose “Yasmin”.

Gjithë të mirat.

/komuniteti