Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë e ciklit

Pershendetje Dr. Mimoza. Po ju shkruaj edhe nje here, menstruacionet e para fundit i kisha me 19/08/2011 dhe kete rradhe me erdhen me date 28/09/2011 dmth 40 dite. S'me kishte ndodhur me pare nje vonese e tille, a ju duket kjo normale? Po ju dergoj datat e mestruacioneve per kete vit: 11 Janar, 13 Shkurt, 16 Mars, 19 Prill, 17 Maj, 24 Qershor, 24 Korrik, 19 Gusht, 28 Shtator. Ju lutem a mund te me thoni nese keto luhatje jane normale apo jo? Dhe cfare me rekomandoni te bej tani? Kemi qe ne shtator 2010 qe tentojme per nje femije, por pa asnje rezultat. Une i kam bere te gjitha kontrollet...eko vaginale, pap-test, eko barku... edhe bashkeshorti ka bere spermogramen dhe gjinekologia ime thote qe cdo gje eshte mire po cdo muaj e me teper po shqetesohem akoma me shume. Ju lutem cfare me rekomandoni te bej tani? Ju falenderoj shume per pergjigjet dhe kohen qe na kushtoni. Diten e mire.

A (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje A

Me sa shkruan, vihet re një parregullsi në kohëzgjatjen e ciklit menstrual. Më vjen mirë që ekzaminimet që ke bërë, kanë dalë me rezultate të mira. Pa ashtu, që edhe spermograma e bashkëshortit ka dalë normale në parametrat e saj.

Për të aritur një shtatzëni të sukseshme, duhet që organizmi të funksionojë normalisht pa probleme. Analiza e parë është vlerësimi i niveleve hormonale etj.

Për të ti dhënë zgjidhje problemit tënd, të pres për një konsultë në klinikën ku punoj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti