Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në fund të barkut

Pershendetje doktoreshe.


Po ju lajmerohem perseri une, tanime qe me eshte konstatuar java e 5-te e shtatezenise me analizen beta HCG ne gjak desha te ju pyes a jane brengosese dhimbjet ne fund te barkut, posaqerisht gjate qendrimit ne kembe dhe ulur, duke u munduar qe maksimalisht kohen ta kaloj ne poziten e shtrire ngase me duket se me lehtesohen disi. Me duhet pranuar qe nuk jane dhimbje te padurueshme por disi konstante... viziten e ardhshme te gjinekologu e kam me daten 11.10.2011. A ka nevoje te caktoje ndonje vizite para kesaj date, me qe po brengosem per keto kontrakcione apo te pres deri atehere?


Duke ju falenderuar paraprakisht, pres pergjigjen Tuaj!

Teuta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Dhëmbjet e lehta në fund të barkut, në këtë fazë të shtaztënisë janë normale. E rëndësishme është të mos jenë të fortë dhe të shoqëruara me gjakrrjedhje. Mirë bën që shtrihesh herë pas herë, nëse ky pozicion të lehtëson.

Ekografia e parë bëhet midis javës së 8-të dhe 12-të të shtatzënisë. Ekografia me sondë transvaginale përveç vlerësimit të rrahjes së zemrës ndihmon për të përcaktuar edhe disa gjendjen e përgjithshme të embrionit.

Në fjalinë e fundit ke përdorur fjalën ”kontraksione”, që në kuptimin mjeksor gjatë shtatzënisë janë shtrëngime të lehta apo të forta dhe periodike ose jo, dhe jo dhëmbje qofshin të forta apo të lehta. Nëse përdorimi i fjalës është sipas përshkrimit tim, menjëherë drejtohu tek mjeku gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti