Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur duhet të paraqiten menstruacionet pas spirales?

Pershendetje doktoreshe e nderuar.


Faleminderit per pergjigjet e juaja, jane vertete nje ndihme e madhe per ne nenat shqiptare. Une se bashku me pershendetjen desha te te bej nje pyetje. Une kam lindur para 4 muajve dhe para 5 jave kam vene spiralen dhe diten qe kam vene spiralen me erdhen menstruacionet. Mirepo shqetesimi im eshte se kane kaluar 5 jave dhe ende skam me shenja menstruacionesh. Mos do te thote kjo se kam ngelur shtatzene? Sepse pas venjes se spirales vetem dy dite skemi pasur marredhenie dhe pastaj rregullisht dhe nuk jemi mbrojtur. Kam lexuar ne internet qe duhet me u mbrojte 7 dite pas vendosjes se spirales por ne vetem dy dite, sepse mjeku nuk me tha asgje. A eshte e nevojshme te behet testi i shtatzenise? Une vajzen e ushqej vetem me qumesht gjiri dhe e ushqej shume shpesh. Menstruacionet nuk me vijne me rregull asnjehere, ndodh deri ne 3 muaj te mos me vijne.


Ju uroj pune te palodhshme. Rina.

Rina - Itali (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Siguria ndaj shtatzënisë së padëshiruar me vendosjen e spirales, është në masën 99%. Vendosja jo e saktë e saj apo lëvizja nga pozicioni, bën që siguria të jetë e papërfillshme.

Nëqoftëse ti e ushqen fëmijën vëtëm me qumësht gjiri çdo 6-të orë ditën dhe natës, mosardhja e menstuacioneve mund të shkojë edhe deri në një vit dhe siguria ndaj shtatznëisë së padëshiruar mund të shkojë deri në 6-të muaj pas lindjes.

Nuk është normale që menstruacionet të vijnë të çrregullta. Për të rregulluar ciklin menstrual, duhet të gjendet shkaku i çrregullimit dhe të trajtohet me patjetër.

Nëse dyshon se ka filluar një shtatzëni, bëj një test shtatzënie.

Gjithë të mirat.

/komuniteti