Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Frika nga shtatzënia jashtë mitrës

Mirebrema Dr Memli, jam operuar ne janar 2011 kam pase nje shtatzeni jashte mitres por tubin nuk ma kane hequr sepse nuk eshte demtuar sipas fjaleve te mjekut a mund te mbes shtatzene ne ate tube a ka funksion ne anen e djathte e kam pase femijen. Para 1 jave kam bere hzg mjeku me ka thene tash me tentu me mbete shtatzene por une jam ne stres te madh sepse frigohem qe prape po mbes jashte mitres. Pres pergjigjen tuaj sa me shpejte te lutem sepse jam ne depresion. Flm per mirekuptim.

Jetaaa (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Jeta,

Shtatzenia jashte mitres eshte gjithnje e me e shpeshte. Eshte gje e mire qe tek ti gjate operacionit nuk eshte hequr tubi. Keshtu rekomandohet ne literaturen e trajtimit kirurgjik te shtatzenise jashte mitres. Nese te eshte bere HSG (histerosalpingografia) dhe eshte dokumentuar se tubat jane te kalueshme, atehere nuk ke pse te merakosesh. Edhe une, sikurse gjinekologu yt, te rekomandoj qe te planifikosh nje shtatzeni te re. Ne kemi raste te shpeshta te shtatzenive jashte mitres dhe jashtezakonisht rralle ndodhe qe edhe shtatzenia e ardhshme pas nje shtatzenie ektopike, te rezultoje prape jashte mitres.

/komuniteti