Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullim i ciklit menstrual

Pershendetje Doktor.


Para disa muaj isha ne vizite tek gjinekologu dhe pas analizave te bera hormonale doli se TSH ishte 4.2. Endokrinologu me dha te perdori Letrox tab per rresht 2 muaj. Pas 2 muajve bera perseri nje analize tjeter te TSH dhe doli se vlera ishte e zbritur 0.8. Sipas gjinekologut kjo vlere eshte mire. Mirepo une pata vonim te ciklit per afro 2 jave vonese prej dates se periodave. Gjinekologu me dha te perdore Primolut-Not tab per 6 dite dhe mbas dites se 6 -te pata cikel normal. Mire prape kete muaj kam vonese te ciklit, menstruacioni i fundit ishte me 16 Gusht, testet e shtatzenise me dalin negative, kam deshire te madhe te mbes shtatzene.


Ju faleminderit paraprakisht per keshillen tuaj.


Leta.

Leta (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Leta,

Kur gjendra tiroide nuk prodhon sasi te mjaftueshme te hormoneve, atehere rritet TSH. Kur rritet TSH crregullohet ose edhe behet i pamundur ovulacioni. Per kete arsye ke crregullim te ciklit menstrual dhe ke veshtiresi qe te mbetesh shtatzene. Konsultohu me gjinekologun qe krahas marrjes se Letrox te marresh edhe ilaqe te cilat te ndihmojne te mbetesh shtatzene.

Leta (13 vite më parë)
Pershendetje doktor dhe faleminderit per pergjigjen, mirepo une kam edhe nje pyetje tjeter, cikli menstrual ende nuk me ka ardhe (dmth prej 16 gushtit), TSH doli 0.40, testi shtatzenise negativ, cka do te ishte keshilla e juaj? Gjinekologu me tha te presim edhe pak dhe nese nuk vjen cikli atehere te perdorin ndonje bari. Ju lutem me tregoni edhe keshillen tuaj se cka te veproj. Pershendetje Leta.

/komuniteti