Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth infeksioneve

Miredita. Jam nje vajze 21 vjecare, kam pasur probleme me infeksione vaginale, me simptoma te tipit kruarje dhe sekrecione me ere te keqe. Jam vizituar disa here dhe me kane diagnofistikuar me myk por mjekimet qe kam marre te tipit neopenotran (ovula) apo antimyk nga goja ma kane perseritur per te disaten here, vizita e e rradhes eshte shoqeruar edhe me analize sekrecionesh e me ka dal soor (pozitiv) e tashme me kane sygjeruar shperlarje me cyteal, por nuk e di a perdoren per brenda apo jo sepse gjionekologja e tha per brenda nderkohe farmacisti jo. Dhe pyetja e dyte eshte perdorimi i antibiotikeve si ciprinoli, mos me shkakton perseri myk si antibiotike qe eshte. Mjeku me ka sygjeruar edhe ovula polygynax, po ju pyes sepse sic jua permenda me siper kam perdorur disa here lloje te ndryshme ilacesh, me kane dhene efekt per nje fare kohe dhe me pas me eshte perseritur serish, kjo me ben te pasigurte per perdorimin e ilaceve, nuk jam shtatzene dhe partneri nuk ka asnje shqetesim. Ju faleminderit.

Ina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Shenjat që tregon, janë shenjat e vaginozës bakteriale. Për të stabilizuar këtë situatë ke bërë shumë mirë që ke përdorur preparatin Neo-penotran.

Edhe antibiotikët janë një nga shkaqet e fillimit të kandidozës/mykut. Trajtimi i këtij infeksioni/sëmundje është i dy llojshëm.

Në fazën e parë bëhet rregjimi shfarosës i cili do të thotë se trajtimi me antimykotik të bëhet oral dhe vaginal për një periudhë prej 7-të ditësh. Në fazën e dytë, për tre muaj rrjesht përpara menstruacioneve, bëhet trajtim një ditor oral dhe vaginal me antimykotikë.

Megjithatë të ftoj të më kontaktosh, për të dhënë rrugë problemit që ke hasur.

Bata (13 vite më parë)
Pas disa vizitash te vazhdueshme dhe nje paptesti kam filluar mjekimin me Ciprinol 500 mg por nderkohe nuk e dija qe isha shtatzene ciprinolin e nderpreva mbas 5 ditesh kur e mora vesh qe isha shtatzene dhe bera nje analize gjaku hormonale dhe mora vesh qe isha 5 diteshe shtatazene mund te me japesh nje pergjigje nese ky femije mund te linde me probleme apo jo apo sa ka ndikuar ciprinoli te kjo shtatzani? Faleminderit.

/komuniteti