Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet të marrë akoma "Angelica"?

Pershendetje, jam nje grua 52 vjec dhe u ben gati tre vjet qe vuaj nga shqetesimet e menopauzes edhe pse kam hequr mitren me gjithe vezoret 10 vjet me pare, ndjej si avull te brendshem, veshtiresi ne frymemarrje, keputje te gjunjeve etj. Me konsultuan qe te perdorja hormone (Angelica), i perdora per 3 muaj por fillova te behesha merak sepse fillova te kisha ngurtesim te gjoksit si dhe dhimbje kur e prekja, nuk e di nese eshte dicka normale apo duhet ta nderpres kuren? Te them te drejten kur i pi e ndjej veten shume me mire por me preokupon akoma me shume ky efekt qe me jep ne gjoks. Ju falenderoj e ju pershendes.

Vasilika (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vasilika

Paketën Anxhelika, mos e ndërprit por përfundoje plotësisht. Pas kësaj të rekomandoj të kryhesh një ekzaminim mamografik, për të vlerësuar situatën e gjirit dhe mbi këtë vlerësim do vendoset vazhdimi ose jo i preparatit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti