Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si mund të jetë lindja ime?

Pershendetje!


Jam shtatzene ne muajin e nente, tash pres femiun e dyte. Lindjen e pare e kam pasur mjaft te veshtire edhe pse jam qel po aq cm sa duhet kur erdhi momenti i lindjes beba s`kishte mundesi te lindte (3.55 kg), keshtu qe u deshte te perdorej vakumi. Per fat te mire beba lindi shendoshe e mire por me nje deformim ne koke qe me kalimin e kohes u largua. Pyetja ime per ju: A guxoj te rrezikoj te lind normal, ku mund ta dije se nuk kam mundesi per lindje normale se deri me tani nuk kam marre ndonje konstatim te prere nga mjeku im. Po kam shume frike dhe mos te harroj te shtoj se mjeku i lindjes se pare me ka sygjeruar qe cdo lindje qe do te kesh nuk guxon pa nderhyrje operacionale. (Terminin e fundit te lindjes tani e kam me 27 tetor, e pesha per momentin e bebes eshte 3.300 gr).


Flm pres pergjigje!

Lola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Pesha rreth 3300-3400 gram e fëmijës në ditën e lindjes, konsiderohet si peshë normale për të patur lindje normale. Por, mundësia e lindjes normale përcaktohet kryesisht nga përputhja e madhësisë së kokës dhe shpatullat fetale me përmasat e bacinin amtar. Mjeku obstetër që do ndjekë proçesin final të lindjes, ka për detyrë vlerësimin e këtij raporti, sepse në bazë të tij bëhet parashikimi mbi mënyrën e lindjes.

Të uroj të lindësh normalisht një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti