Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pasojat e mishit të huaj në mitër

Pershendetje! Mami im para disa ditesh beri 1 eko dhe doktori e nxorri me mish te huaj ne miter... me i madhi ishte 5 cm por kishte edhe te tjere me madhesi me te vogel... mestruacionet i ka te rregullta... mund te me thoni ndonje medikament qe duhet te perdori pa perdorur operacionin per sherimin e tyre dhe a kane ndonje rrezik? Ajo eshte vetem 45 vjeç, faleminderit.

Enxhi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enxhi

Nëse mamaja nuk ka problem me menstruacionet, pra nuk i vijnë menset me shumicë dhe nuk anamizohet, atëherë qëndrimi pritës është i rekomanduar. Shumë shpejt ajo do shkojë drejt menopauzës dhe fibromiomat, do të vijnë duke u regreduar.

Nëse paraqet klinikë me menstruacione me hemorragji dhe anemizim, atëherë rekomandohet ndërhyrja kirurgjikale apo histerektomia.

Dorina halili (9 vite më parë)
Pershendetje! Mami im eshte ne periudhen e menopauses (49 vjec),tre jevet e fundit ka pasur menset te vazhdueshme pa ju ndaluar fare..ka bere vizite te gjinekologjia dhe esht diagnostikuar me mish te huaj ne miter..po vashdon mjekimin por do doje te dija me shume.esht operacioni zgjidhja me e mire dhe a esht i veshtire? Faleminderit!
Ersela (12 vite më parë)
Prsh. Mami im eshte 45 vjeçe dhe para disa muajsh ka bere nje kontrolle te pergjithshem per shendetin e saj, dhe ekoja i nxori qe ka mish te huaj ne miter. Doktori i dha ca kokrra qe i perdori 2 muaj rresht dhe pas dy muajsh ka pasur te shkoje te bej kontrolle. Para pak ditesh mami shkoi u vizitua prap dhe i kishin thene qe duhet te behej operacion. Ju lutem ka mundesi te me tregoni ka rrezikshmeri ky operacion, sa mund te zgjase, a mund te kete probleme pasi te bej operacionin. Do tju dija shume per nder nqs do me informonit me sakte rreth kesaj gjendjeje? Ju faleminderit. Pres pergjigjen tuaj!

/komuniteti