Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mpirja e dorës së majtë dhe gojës si dhe dhimbje të mëdha koke

Përshëndetje doktoreshë, jam në javën e 19 të shtatzanisë, deri më tani gjithcka ka shkuar mirë. Tensionin që nga fillimi e kam pas të ulët (60/90) këto ditë pak më është normalizuar 80/110. Mirëpo sot kam pasur mpirje të dorës dhe gojës, a paraqet shqetësim kjo? Ju faleminderit për përgjigjen tuaj.

Rreze (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Paraqitu menjëherë tek mjeku që ndjek shtatzëninë tënde. Pa ekzaminime dhe analiza nuk është e mundur të përcaktohet shkaku i asaj që referon. Diagnostikimi dhe trajtimi i shpejtë, do eleminojë shqetësimet që ti ndjen.

Mos neglizho, dhe për çdo ndryshim dhe anomali që ndjen gjatë shtatzënisë, paraqitu tek mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Uroj të mos kesh probleme të rënda shëndetsore.

/komuniteti