Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet
Pershendetje doktoreshe, menstruacionet i kam pasur me daten 5 9 2011, gjate gjithe muajit shtator kam pasur shume shqetesime si perzierje te shumta, dhimje koke, mpirje kembesh, fryrje dhe dhimje gjoksi, une mendova se kisha ngelur shtatzane, por jo me erdhen periodat me daten 5 tetor por si asnjere tjeter shume te bollshme, a ka mundesi qe periodat te vine ne kete menyre me perzirje, nuk harroj tju them se une perdor dhe disa ilace si salospir dhe folifer mi ka rekomanduar doktori qe ti pi, a ka mundesi qe keto ilaqe me penguan te ngeli shtatezan sepse une doja te ngelja kete muaj qe kaloi? kam pasur dhe dy aborte me pare te fundit para 7 muajsh,,u lutem me ktheni pergjigje, ju faleminderit shume.
Ermira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Gjendja që tregon, nuk lidhet me përdorimin e medikamenteve që ka rekomanduar mjeku.

Por, ajo që tregon mund të jetë një abort spontan. Mirë do jetë të gjesh shkakun e aborteve, sepse pjesa më e madhe e tyre në javët e parë, ndodhin për shkaqe gjenetike. Të rekomandoj të bësh kariotipin tënd dhe të bashkëshortit, gjithashtu edhe një seri të nivelit të hormoneve pasi edhe mungesa apo insufiçensa e progesteronit nuk të jetë një shkak tjetër i aborteve. Histerosalpingografia do të tregoj formën e vërtetë të mitrës dhe kalueshmërinë tubare. Gjithashtu, duhet të kesh nën kontroll qafën e mitrës për të vlerësuar mundësinë e mbajtjes së shtatzëninë. Shpresoj gjithashtu të mos kesh sëmundje kronike dhe të jesh e mirë ushqyer.

Pas realizimit të këtyre ekzaminimeve, këshillohu me mjekun gjinekolog për të nisur një shtatzëni të re.

Të uroj fat dhe fillimin sa më shpejt të shtatzënës së dëshëruar.

Merita (13 vite më parë)
Pershendetje Ermira. A ka mundesi qe te me jepni e-mailin te kontaktojme sepse kam deshire te pyes rreth abortit nese per ty eshte ne rregull. Faleminderit shume per mirekuptim, Merita.

/komuniteti