Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bengat rreth gjirit

Pershendetje doktoreshe!


Sot eshte dita e dyte qe kalova terminin e lindjes, keshtu ka qe edhe me femiun e pare 10 mbas kam lind, por qka me intereson me shume eshte se tash ka fundi i shtatzenise me kane dale disa benga rreth gjirit disa me ngjyre te kafte e disa me te vogla me ngjyre te qelet, a eshte dicka e rrezikshme? Mbas lindjes kam me shku ne kontrolle por pata deshire nga ju te marre pergjigje me heret.


Ju faleminderit shume.

Yllka (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Yllka

Janë ditët që fëmija yt do të vijë në jetë. Për të mësuar më shumë mbi kujdesin që duhet të tregohet kur koha lindjes ka kaluar nga ajo që është e parashikur, lexo artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-

Gjatë shtatzënisë, gjendrat e gjirit të cilat përgatiten për prodhimin e qumështit, pësojnë disa ndryshime. Një nga këto ndryshime është edhe hiperpigmentimi i aureolave, të cilat bëhen më kafe dhe theksohen më tepër tuberkulat/pikat e fryra rreth thithkave të gjirit. Pas lindjes, ngjyra e theksuar fillon të zhduket dhe çdo gjë shkon drejt normalitetit.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti