Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozicioni i bebes

Pershendetje.


Jam ne javen e 33 te shtatzenise dhe dje bera nje eko, mirepo femija im ishte mbrapshte. Kete lloj pozicioni ka patur ne te dy ekot e fundit qe kam bere. Mjeku me tha se te shohim keto 3 javet e fundit pasi keto jane javet ku probabiliteti me i madh eshte qe te kthehet pozicioni i bebes. Doja te dija a ekziston mundesia qe kjo te ndodhe dhe nese jo cfare behet ne keto raste?


Pres pergjigje. Faleminderit.

Vesna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vesna

Në përgjithësi, pozicionin përfundimtar të lindjes fëmija e merr duke filluar pas javës së 30-të të shtatzënisë. Ka raste kur fëmija e ndryshon pozicion pas kësaj periudhe. Por kjo ndodh kur fëmija është i vogël në gjatësi dhe peshë dhe hapsira uterine mundëson lëvizjet dhe rrotullimet fetale.

Uroj që të ndodhë kështu, por edhe nëse nuk ndodh që fëmija të marrë pozicion në kokë (cefalik), mjeku përcakton paraprakisht strategjinë e lindjes duke vlerësuar faktorët e mundshëm. Në praktikën time, rastet e fëmijëve podalikë (me këmbë), tentoj dhe provoj mundësinë e lindjes normale. Nëse proçesi i lindjes nuk ka mundësi të avancojë normalisht, atëherë lindja realizohet me prerje cezariane.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.

/komuniteti