Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual

Pershendetje doktoreshe jam nje grua e martuar desha te pyes rreth menstruacioneve i kam cdo 21 dite, dhe kam shume pak gjakderdhje, ka 2 vite qe provoj te mbes shtatzane por spo kam sukses, kam bere fertilizimin in vitro por smunda me mbet shtatzane se kisha vezore policistike, qka me rekomandoni te bej a ka sherim kjo semundje se vdiqa nga meraku? Ju lutem pergjigjuni sa me shpejte.

Diana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diana

Me sa më shkruan, po konkludoj se mos mbetja shtatzënë ndodh për shkak të vezoreve policistike. Trajtimi i tyre, është domosdoshmëri për mundësinë e mbetjes shtatzënë.

Për këtë të rekomandoj që të marrësh trajtim me estro-progestativ për tre muaj e cila edhe mund të shtohet me tre muaj të tjerë. Paralelisht duhet të ndiqet ecuria e vezores policistike. Më pas duhet të provosh përsëri mundësinë e mbetjes shtatzënë.

Të uroj fat.

/komuniteti