Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse qarkullimi i gjakut në arterien e majtë është më i vogël sesa në anën e djathtë?

E dashur gjinekologe.


Une jam shtatzene nga Shkupi dhe Ju kam shkruar disa here pere keshilla rreth shtatzenise time. Une jam shtatzene me peshe te madhe, por per fat te mire gjate shtatzenise nuk kam marre asnje kilogram, por perkundrazi jam dobesuar 3 - 4 kilogram dhe jam ne javen e 30 te shtatzenise. Isha ne Klinike per nje kontrolle ne doubler, dhe ajo qe me brengosi mua eshte se mjeku me tha se ne anen e majte arteria qe shkon ne miter ne te gjaku qarkullon me pak se sa ne anen e djathte, keshtu qe ne kete ane bebja ushqehet dhe mer oksigjen me rende. Perndryshe zhvillimi i bebit eshte mire, une ndjehem shume mire dhe nuk kam asnjefare problemi, ndjehem mjaft e forte, te enjtura ne kembe dhe ne duar nuk kam, shtypjen e gjakut e kam 120-80 dhe hemoglobinen qe kontrollova dje ishte 146 dhe gjithshtu bakterie ne urine nuk kam. A mundeni te me spjegoni se ku qendron problemi dhe si duhet te kujdesem me tutje? Une gjithashtu kam insistuar te flej ne anen e majte, por tani sikur frigohem se mos po ja ze frymemarrjen bebit. Me falni qe e zgjata aq shume, por besoni se ndjehem shume e brengosur dhe vuaj per kete gjendje.


Pershendetjet e mia.

Lejla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla

Fiziologjikisht, sasia e gjakut që kalon nga arteriet uterine asnjëherë nuk është e njëjtë në të dy arteriet. Kjo nuk përbën sinjifikancë/domethënie për shtatzëninë. Pozicioni që mund të qëndrosh anash majtas, është i rekomanduar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti