Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale pas lindjes

Pershendetje, kam pas nje lindje me operacion, desha te di pas sa kohe mund te kem marredhenie seksuale? Ju faleminderit.

Flora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora

Pas lindjes, rekomandohet që raportet seksuale duhet të fillojnë pas rikuperimit të organeve gjenitale femërore. Kjo periudhë konsiderohet e mjaftueshme për rreth 40-45 ditë, pas lindjes. Në rastet e lindjeve me operacion cezarian, marrëdhëniet seksuale mund të kushtëzohen vetëm nga plaga operatore. Kjo do të thotë se nëse, gjatë raporteve seksuale ndihesh mirë ti dhe bashkëshorti, atëherë nuk ka asnjë arsye përse të mos i kryeni marrëdhënie të tilla.

Kujdes duhet të tregosh, në parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar. Për këtë të rekomandoj, që të përdoresh një nga metodat e planifikimit familjar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti