Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për ekon

Pershendejte, eko te tregon se sa muajshe je?

Rena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rena

Saktësia e ekografisë për të përcaktuar moshën e shtatzënisë, është relative. Në tremujorin e parë saktësia është më e madhe dhe me rritjen e moshës së shtatzënisë gabimi rritet. Teorikisht pranohen se mund të ndodhin dy lloje gabimesh, gabime sistemike të aparatit dhe gabimet njerësore të matjes.

Megjithatë, mjekët pasi kanë vlerësuar me ekografi moshën e shtatzënisë e krahasojnë atë edhe me dijenitë e shtatzënës, sidomos mbi datën e ditës së parë të gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual për të bërë korrektimet e mundshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti