Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Karakteristikat e spermës

Pershendetje doktoreshe Mimoza, deshta me dite se a jane mire keto analizat e nje spermograme, VOLUMI-6cc NGJYRA-bardhe KOHA E SHKRIRJES-30min, KONCENTRIMI-52milion, LEVIZSHMERIJA-70%, PROGRESIONI-%5(+4)%50(+3)%15(+2). MORFOLOGJIKISHT NORMALE (5). Harrova te ceki se qe 6 vite po provoj te mbetem shtatzene kam pas nji abort ne muajin e 2. Para 6 muajsh une kom bo nji seri analizash dhe mire me kane thene. Deshta ta di TSH 4.26. a eshte normale?


Pres nji pergjigje sa me shpejt.

Eliesa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eliesa

Për të vlerësuar efektivitetin e spermogramës, drejtohu tek një androlog (mjeku që trajton organet gjenitale mashkullore).

TSH-ja ose hormone stimulues i tiroides, është hormoni që prodhohet nga gjendra e hipofizës. Matja e nivelit të tij, përdoret nga mjekët për të vlerësruar funksionin e gjendrës tiroide. Rezultati mund të jetë hipotiroidizën ose hipertiroidizëm (mbi ose nën funksion). Norma është deri në 4. Shifra që referon tregon se është mbi nivel. Prandaj duhet të këshillohesh me mjekun endokrinolog, i cili do të kërkojë të kryhesh edhe një seri tjetër analizash për të vlerësuar funksion e plotë të gjendrës tiroide.

Duhet të dish se kombinimi i funksionit të të gjitha hormoneve, së bashku me steroidet (hormone seksual) shpien në funksionin normal të vezores. Vetëm atëherë, është e mundur shtatzënia dhe ecuria e saj të jetë normale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti