Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia e rrezikuar

Pershendetje doktor.


Jam nje vajze shtatzene dhe doja te dija a vazhdojne shenjat e shtatzenise,nese femijes i ka ndodhur gje, psh. si te vjellat etj? Sepse une kam nje problem kur bera ekon me nxorri qe jam 7 javeshe e 1 dite, por kam nje pjese gjaku ne ane te placentes. Doktori me tha se shtatzenia eshte ne rregull por me terapi e me ilaçe mjekohet se mund te abortosh! Prandaj une jam ne merak dhe e kam mendjen aty! Pas dy ditesh kam vizite tjeter, me respekt, Aida.

Aida Veiz (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Aida

Je përpara gjendjes së hematomës retropalcentare, që do të thotë shkolitje e një pjese mjaft të vogël të placentës. Gjaku grumbullohet midis placentës dhe murit uterin. Nëqoftëse gjaku gjen rrugë dalje, mund të kesh gjakrrjedhje të vogël e cila më pas zhduket gradualisht. Ka raste kur gjaku nuk gjen rrugëdalje, por përsëri mund të përthithet gradualisht. Trajtimi është i domosdoshëm, kryesisht me antispozmolitikë me qëllim që mitra të mos pësojë tkurje të tjera dhe hematoma të mos zmadhohet. Të rekomandoj të trajtohet dhe të qëndrosh në rregjim shtrati deri në eliminim e plotë të hematomës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti