Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çaji "Bekunis" në shtatzëni

Pershendetje doktor, jam pothuaj 16 javeshe shtatzene, kam probleme edhe me hemorroide edhe me jashteqitje. Pa e vertetuar qe jam shtatzene kam perdore çaj bekunis dhe vazhdoj ta perdore ate pothuaj çdo mbremje sepse po me ndihmon per te dy problemet qe kam. Nese nje dite nuk e perdore une kam te njejtin problem. A ndikon diçka per te keq ne zhvillimin e bebes? Nese po atehere me ndihmoni me ndonje opcion sepse ka dy vite qe une e perdori kete çaj.

Lira (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Lira,

Kapslleku eshte problem i shpeshte tek shtatzenat. Duhet pasur kujdes me perdorimin e barnave ne 12 javet e pare te shtatzenise (perfshire edhe çajin bekunis). Për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në trupin tend, që nga fillimi i shtatzënisë mund të vuash nga kapsllëku.

Te ndihmon nëse:

-Merr sasi të mjaftueshme të fibrave me ushqim duke ngrënë: bukë misri, cereale, fruta dhe perime etj.

-Ushtron vazhdimisht për të mbajtur tonusin e muskujve në nivel të duhur

-Pin shume lengje

Nëse te shkaktojnë kapsllëk, mos merr tableta të hekurit. Nese je duke marre preparate te hekurit, bisedo me mjekun për problemin që te shkaktojnë këto tableta.

Nese perkunder ketyre keshillave, akoma do te kesh kapsllek, atehere mund ta perdoresh çajin bekunis.

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti