Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia ime

Doktoreshe mirembrema!


Une jam 7 javeshe shtatzene, ne kontrollin e fundit qe bera eko me nxori 2 embriona, njeri qe merrte fryme dhe ishte normal dhe nje tjeter qe nuk i kapeshin rrahjet. Doktoresha qe me ka nen kurim me qetesoi dhe me tha se trupi do ta absorboje kete embrion dhe do ta nxjerre vetvetiu, jane raste qe ndodhin. A ka ndonje gje per tu shqetesuar? Dhe a do te kete probleme per embrionin tjeter?


Faleminderit.

Brunilda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brunilda.

Në shtatzënitë e shumëfishta kur një fetus ose disa fetuse nuk vazhdojnë të zhvillohen, absorbohen nga organizmi. Ajo që mbetet, është një masë dhe quhet “fetus papiraceus”. Kjo mbetje nuk e dëmton fetusin, që vazhdon zhvillimin normal dhe lind normalisht pa asnjë pasojë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti