Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Pershendetje doktor, jam shume kurreshtare ta di se a jam shtatzene, menstruacionin e fundit e kam pas me 18.09.2011 mirepo tash me 06.10.2011 pra s`kam asnje gjakderdhje te vogel vetem pak po kam dhimbje barku shpina nganjehere po me dhemb edhe ashtu kam nganjehere te vjella, ama te rralla jane, apetitin e kam me te shtuar se perpara. Me trego te lutem doktor!

Delvina (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Delvina,

Tash per tash mund ta marresh vesh a je shtatzene apo jo vetem me analizen ku caktohet vlera e hormonit beta-hCG. Ne kete menyre me siguri te qindperqindte merret vesh a je apo jo shtatzene. Une nuk te rekomandoj qe ta besh nje test te tille! Nese do te kesh vonese te menstruacioneve, tek atehere mund te fillohet me ekzaminimet dhe analizat per te vertetuar se a eshte shkak i voneses se menstruacioneve shtatzenia. Shenjat qe ke (dhimbje barku, dhimbje shpine, te vjella te kohepaskohshme, oreks te shtuar) jane shenja jo te sigurta te shtatzenise.

/komuniteti