Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Spermogrami

Desha te di dicka, burri im ka bere analizen e spermogramit dhe i kane dale si me poshte,


Karakteristikat e spermes jane me poshte :


Volumi = 6cc, Ngjyra=Verdhe & Bardhe, Koha e shkrirjes=30 minuta, Koncentrimi (ml)=38milion, Levizshmeria=65%, Progresioni=%10(+4)%40(+3)%15(+2), Morfologjikisht normale=4%, Aglutinimi=Jo, Qeliza Rrethore = Jo, Copeza=Jo.


Çfare mendoni si jane keto analiza per fekondim, a eshte gjithcka normale apo jo dhe nese jo qka nuk eshte normale dhe si mund ta trajtojme?


Flm shume dhe ju pergezoj per punen qe po beni me keto ndihma per ne.

Medita (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Medita,

Numri i spermatozoideve morfologjikisht normale eshte i ulet. Vleresimi i morfologjise se spermatozoideve behet duke ekzaminuar spermatozoidet, por edhe qelizat tjera ne ejakulat si leukocitet dhe spermatozoidet jomature. Spermatozoidet jane nje lloj i veçante i qelizave. Eshte normale qe 50% e qelizave te kene defekte morfologjike tek nje mashkull normal fertil. Keto defekte mund jene ne koken, qafen ose bishtin e spermatozoidit. Ne spermogram duhet te shenohet perqindja e spermatozoideve me morfologji normale, si dhe anomalite kryesore te cilat jane gjetur. Perqindja e spermatozoideve morfologjikisht normale duhet te jete dukshem me e madhe. Konsideroj se burri yt duhet te konsultohet me nje urolog ose androlog.

Medita (13 vite më parë)
Flm doktor per pergjigjen, vec desha me te pyet edhe dicka a mundet qe te ky faktor qe permendet (pra forma morfologjike normale) me ra perqindja per shkak te stresit sepse bashkeshorti nje nate para se me bere testin nuk ka fjetur aspak nga stresi gjithashtu edhe kur e ka bere testin e ka bere shume ne stres sa qe mezi ka funksionu deri te derdhja e spermes e gjitha kjo nga stresi, te lutem pergjigjimu sepse jam shume ne merak per kete. Faleminderit edhe njehere te pershendes dhe pres nje pergjigjje per kete.

/komuniteti