Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinia e bebit dhe përdorimi i vitaminave Gravid

Pershendetje doktoreshe, deshiroj t`ua bej nje pyetje, jam shtatzene, tani bej 3 muaj por dua te di kur mund ta di gjinine e bebit, deri tani jam shume mire perdori vitamina Gravid, a eshte ne rregull? Ju lutem me tregoni, pershendetje dhe ju faleminderit.

Sonila (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila

Gjina e bebi merr përgjigje të saktë në ekografinë morfologjike, e cila bëhet rreth javës 20-22 të shtatzënisë.

Nëse vitaminat që ke përdorur kanë në përbërje të tyre acid folik, trajtimi ka qënë bashkëkohor. Mos harro që pas javës së 16-të e deri 45-së ditë pas shtatzënsië, të përdorësh suplemente hekuri pasi ka nevojë organizmi yt dhe në veçanti fëmija.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Sonila (13 vite më parë)
Po doktoreshe ato vitamina kane pas acid folik dhe i kam perdorur deri 3 muaj por kam qene ne kontrolle dhe me ka dhene te tjera ama sa here qe perdori ato me mundojne shume, kam shume ngerce ne bark po ashtu me vjen te vjelli shume ato quhen PREGNACARE edhe nuk i kam cdo dite se jam shume mire vetem me ka thene kur nuk e ndjen veten mire por sahere qe i pi ato me mundojne shume, ju lutem nje keshille e pres nga ti pershendetje dhe falemderit.

/komuniteti