Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësim në kërthizë

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 21 dhe kerthizen e kam me te fryre se zakonisht dhe po ta prek me dore me duket si kokerr qe sa here jam e lodhur ndjej shqetesim, dhimbje te lehte ne kerthize, jam bere pak merak se cfare mund te jete kjo? Kjo eshte shtatzenia e dyte e imja, te lutem a mund te me thuash se cfare kam dhe si mund te kujdesem per kete ose kuren? Te falenderoj per mendimet e vyera qe keni dhe per informacionet qe na jepni.


Me respekt, Vjola.

Vjola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjola

Tek gratë shtatzëna, mund të ndodhë që nga tërheqja e lëkurës së barkut të dalë kërthiza. Nëse ndodh kështu, nuk përbën problem për shtatzëninë.

Nëqoftëse do të vazhdojë e njëjta gjendje edhe pas lindjes, mund të mendohet për hernie umbelikale e cila kërkon konsultë të specializuar me mjekun kirurg.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti